Pas akordit të arritur me drejtuesit e klubit të Partizani, Xhuljano Skuka i është bashkuar të kuqve në grumbullimin e Antalia, ku skuadra e drejtuar nga Orges Shehi po kryen minifazën përgatitore.
Ndërkohë, menjëherë pas Skukës ka ardhur goditja tjetër në merkato, ku FK Partizani ka arritur të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit Redon Ismaili, me të cilin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.
Ismaili është pjesëtar i përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe së fundmi është aktivizuar me Gjilanin në kampionatin kosovar. Mesfushori i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë”, shkruhet në njoftimin e klubit.