Pas pushimeve dimërore që zgjatën tre javë, kampionati gjerman u rikthye mbrëmjen e sotme në fushë, me sfidën Bayern Mynih-Hoffenheim, që hapi javën e 17-të të Bundesligës.
Nuk zhgënjejnë bavarezët, që nisin me një fitore 3-0 vitin e ri 2024. Një dygolësh i shënuar nga Musiala dhe një gol i Kane në fund të takimit kanë vulosur fatin e kësaj sfide. Sulmuesi anglez ka barazuar rekordin e Robert Lewandowskit, duke shënuar 22 gola në fazën e parë të kampionatit.
Emocione të shumta ka patur në prag të startit të takimit, pasi është mbajtur një minutë heshtje në nderim të ikonës së futbollit gjerman dhe atij botëror, “Kaizerit” Franz Beckenbauer, që u nda nga jeta pak ditë më parë.
Falë këtij suksesi ngjitet në kuotën e 41 pikëve në tabelën e klasifikimit, vetëm 1 më pak se kryesuesit e Bayer Leverkusen.