Saturday, November 23, 2024

Deliallisi: “Prisja më shumë, ndaj Vllaznisë në ndeshjen e ardhshme futemi për maksimumin”

Lexo

Laçi dhe Erzeni janë ndarë një barazim pa gola me njëra-tjetrën, duke ndarë nga një pikë që i lë në të njëjtat pozita në renditje, me nga 22 pikë secila në ndeshjen e luajtur në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi:

“Normalisht në momentin që nuk shënon, ndeshja merr rjedhë tjetër. E nisëm me agresivitet, duhet të kishim shënuar por nuk e bëmë diçka të tillë. Loja kishte ritëm, sulm Laçi dhe sulm ne. Ata ishin në pjesën e parë pak më mirë se ne. Në pjesën e dytë ndryshova skemën me idenë që mund të bënim diçka. Edhe pse Laçi mbeti me 10 lojtarë nuk ishim të kthjellët për të shënuar. Nuk shënuam. Prisja më shumë, më shumë goditje, vertikalizime. Po luanim avash dhe kjo më shqetësonte. Sulmuesi i ri Zogaj është që nga dhjetori me ekipin, ai nuk kishte minuta loje në këmbë. E sakrifikova më shumë seç duhej, por duke parë që kundërshtari ishte me 1 lojtar më pak më duhej ta mbaja në lojë. Mund të bënte diçka më shumë, por nuk ka ndeshje në këmbë.

Mendoni se duhet të luanit më shumë në krah sepse qendra u ngarkua shumë pas kartonit të kuq? Realisht unë atë po kërkoja. Por në momentin që Zogaj nuk ishte në pozicionin e tij natyral dhe Peposhi ka qenë i dëmtuar, ishte shumë e vështirë. Mendova se me mbrojtësit e krahut të shtynim në anësore që të bënim një çift dy kundër një. Në momentin që topi lëviz avash dhe nuk ka aftësi mendimi, nuk e godet dot kundërshtarin.

Sa besim të jep kjo skuadër? Ku do të shkojë ky Erzen? Unë Kadriun e kam pritur deri në momenti ne fundit, por nuk ia doli të merrte OK nga Federata. Ai do të ishte një vlerë e shtuar. Kam besim tek ky ekip që kam ndërtuar, do të punojmë. Ndeshjet sa vijnë dhe vështirësohen por klubi është entuziast, por duhet të ulim kokën të punojmë. Ndaj Vllaznisë në ndeshjen e ardhshme futemi për maksimumin.

Sulmuesi kishte frikën e ndonjë dëmtimi që mund t’i ndodhte gjatë ndeshjes pasi nuk shtynte përpara apo të ishte agresiv. Por kjo ishte një ide, nuk është se nuk e mendova gjatë kohës. E mbajta deri në minutën e 36’ të pjesës së dytë. Prisja që të fitonte ndonjë duel me kundërshtarin me kokë.

Nuk është nxitimi për të kërkuar objektiv kaq herët? Unë punoj shumë qetë. Nuk kam as objektiv të madh dhe të jashtëzakonshëm. Punoj që të përmirësoj çunat. Është një ambient që punohet dhe besimi është reciprok ndaj njëri-tjetrit. Trajner-President-Lojtarë jemi një linjë sinkron. Jam një njeri me këmbë në tokë nuk pretendoj gjëra të mëdha, por nuk jam as inferior. Asnjëlloji mbivlerësimi, por as nënvlerësim. Vazhdojmë të dhurojmë futboll që është në një nivel shumë të mirë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img