Thursday, February 29, 2024

Josa: “Luajtëm për shumë minuta me 10 lojtarë. Kemi marrë Prodanin, do doja një sulmues”

Lexo

Laçi dhe Erzeni kanë barazuar pa gola me njëri-tjetrin në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshje, trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV:

“Kur i bën një llogari lojës se si shkoi në fazat e lojës dhe ndodhitë që kishte loja, sidomos me prishjen e raportit numerik, jo se u kujdesëm ne për mbrojtjen, por çdo trajner tjetër do kujdesej në atë formë. Ne përsëri me lojtarët që hodhën në fushë kishin aftësi sulmuesi Barjamaj dhe Tresa, por ishim në fazën që unë isha i detyruar për të bërë që kundërshtari të luante në krah dhe jo qendra. Sepse nga krahët ne fitonim topin. U prishën disi reportet dhe fuqia jonë sulmuese nuk ishte ajo që duhej. U munduam në minutat e fundit, mund të bënim diçka në portën kundërshtare, por futbolli i tillë është. Siç krijoi raste Laçi, krijoi dhe kundërshtari. Ne kishim portierin Dajsinani që ishte në gatishmëri dhe e bëri punën siç duhet. Ne u munduam të shkonim në portën e kundërshtarit. Por luajtëm në inferioritet numerik për shumë gjatë. Kur nuk ke mundësi të marrësh maksimumin, merr minimumin.

Pas kartonit të kuq futët në lojë përsëri lojtarë ofensivë. Pse? Kishte një apo dy momente që ne mund ta kapnim. Por qoftë Tresa apo Barjamaj, përveç aspektit mbrojtës mund të bëjnë edhe atë sulmues. Nuk kisha një sulmues klasik për të zëvendësuar Sobouale. Ne u munduam që kundërshtari të luante sa më shumë në krah. Ky ishte qëllimi që kisha. Patëm 2-3 momente, por ishin sporadike. Duhet të ishim më të vëmendshëm, që të shënonim një gol. Megjithatë, kur vjen loja në këto raporte, mund të thuash që maksimumin nuk morëm, por morën minimumin.

A ishte vertikalizimi në armë plus për Laçin sot? Ishte një armë plus vertikalizimi, por kisha lojtarë që zbrisnin mirë topin. Problemi është kur luajmë në gjysmëfushën kundërshtare sepse aty duhet të ishim me të kujdesshëm në kontrollin e topit. Si Sobouale, Melo apo Qato duhet të bënin më mirë në manovrën e sulmit. Sipas aftësive që kanë lojtarët me krahun e djathtë me Mjakin duhet të bënim më mirë. Por edhe kundërshtari bëri lojën e tij. Kundërshtari u ngjesh në atë formë sepse e dimë që lojtarët e qendrës së kundërhtarit, e luajnë futbollin shumë të matur. Kështuqë qendra e mbrojtjes së tyre ishte vendi ku mund të kishim lëvizshmëri më të madhe.

A ndjen nevojë për përforcime ky Laç? Nuk mund të flas për përforcime. Këto janë pjesë e klubit. Çdo trajner dëshiron që të ketë lojtarë në skuadër. Por këto varen nga kushtet që kemi. Ne e kemi marrë një lojtarë, Prodanin. Ju e njihni, por të shohim. Çdo trajner do lojtarë në skuadër në mënyrë që të ketë zgjidhje. Nëse do të kisha një sulmues të mirëfilltë, po të kisha një sulmues tjetër do të ishte mirë.

Çfarë kampionati po luhet sipas përvojës tuaj? Këtu nuk mund të them se çfarë kampionati po luhet. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nëse skuadra dëshiron të shkojë më lart, duhet të shohë më tepër problemin e marrjes së pikëve. Duhet të shohim si të marrim pikë në transfertë, jo vetëm në shtëpi. Kështu është kampionati. I tillë është. Po i shohim rezultatet kështuqë nuk mund të them më tepër. Mund të them që skuadra duhet të marrë 3 pikësh, sepse fitorja të jep qetësi për të punuar 1 javë. Ne duhet të shohim ndeshjen e radhës duke patur parasysh se çfarë mund të ndodhë nuk mund të presim më gjatë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img