Vllaznia luan të mërkurën përballë Flamurtarit, një ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Zëvendëstrajneri i kuqebluve, Ndriçim Shtubina thekson se skuadra e tij është përgatitur mirë për këtë sfidë dhe do të arrijë të fitojë ndaj kundërshtarëve nga Vlora.
“Nuk ka asnjë arsye të ketë nënvleresim për ndeshjen e nesërme sepse në futboll duhet të jesh gjithmonë i përqëndruar. Detyra jonë është që të kalojmë turin. Skuadra jonë e ka vleresuar maksimalisht këtë ndeshje me Flamurtarin, besoj se do të japim maksimumin sepse janë ndeshje të rëndësishme, por jemi të vendosur për ta kaluar me sukses”.
Shtubina pranon faktin se Vllaznia i synon të dy trofetë, ndaj futbollistët shkodranë janë përgatitur për të luajtur fort si Kupë ashtu edhe në Kampionat.
“Për ndeshjen e Kupës në fushën e lojës do të zbresë një formacion shumë i mirë, nuk do ketë shumë ndryshime. Garë në dy frontet? Normal, me emrin që ka kjo skuadër, me traditën që ka, është e patolerueshme të përqëndrohesh vetëm në një front”. Ndeshja Vllaznia-Flamurtari luhet të mërkurën në orën 17.00.
(Video) Prononcimi i zv.trajnerit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, në pragndeshjen me Flamurtarin. Raundi kualifikues në 1/8 e Kupës së Shqipërisë.