Monday, December 23, 2024

Plot 8 skuadra të Superiores të kualifikuara në Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot dhe pritet shorteu

Lexo

Kupa e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshjet e fazës së 1/8 dhe mësoi ndarjen e vazove për në çerekfinale. Të gjitha duelet u mbyllën me kohën e rregullt, teksa nuk pati surpriza dhe skuadrat e Superligës kaluan më tej.

Për fazën e radhës së Kupës do kemi një “mini-Superligë”, teksa të gjitha skuadrat janë nga elita e vendit dhe asnjë nga Kategoria e Parë ose ato që u ngjitën sezonin e kaluar në Superiore janë eliminuar. Të kualifikuarat janë: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni.

Për çerekfinalet do të ketë short, teksa do të ndahen në vazo. Në vazon e parë bëjnë pjesë: Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa në të dytën janë Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img