Monday, April 29, 2024

Liga Unike e femrave mbyll javën e parë

Lexo

Pasi ka luajtur të martën dy ndeshjet e para të javës së parë të fazës së grupeve të këtij sezoni, veprimtaria mbarëkombëtare e basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, ka luajtur të mërkurën edhe takimin e 3-të të, atë midis Tiranës dhe Penzës së Pejës. Siç dihet, formula e këtij sezoni ndryshon, pasi tek femrat, edicioni i 3-të zhvillohet në trajtën e një kampionati të rregullt, me sistem vajtje-ardhje, teksa 3 skuadrat që zunë vendin e parë në kampionatin e Shqipërisë dhe në atë të Kosovës, përballen nga dy herë me njëra-tjetrën, dhe në mbyllje të 10 javëve, zhvillohet edhe faza finale, në trajtën e një katërsheje finale, që do të mbahet në Prishtinë.

Të mërkurën, në takimin e zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në Tiranë dhe që erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ishin vajzat bardheblu që e mbyllën gjysmën e parë në epërsi 46-27, teksa e fituan 10-minëshin e parë bindshëm 22-12 dhe, përtej një përpjekje për reagim, e morën edhe atë të dytin me shifrat 24-15.

Asgjë nuk ndryshon pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, pasi Tirana e merr 10-minutëshin e 3-të me të njëjtat shifra, 24-15, duke kryesuar thellë, 70-42, pas një gjysmë ore lojë. 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka qenë thjesht formalitet, edhe pse është fituar nga Peja 25-16, pasi Tirana e fiton takimin me shifrat 86-67.

Ndërsa tek meshkujt do të zhvillohet përgjatë një jave në mars në qytetin e Vlorës një “8-she finale” me 4 skuadrat më të mira nga Shqipëria dhe Kosova.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img