Kristian Asllani do të zbresë në fushë si titullar në sfidën Fiorentina-Inter, ndeshja e parë në kampionat për zikaltërit pas triumfit në Superkupë dhe që djemtë e Inzaghit do ta përballojnë pa Calhanoglu dhe Barella.
Edy Reja, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, tekniku që bëri të debutojë Asllanin me fanellën kuqezi, ka folur sot për “La Gazzetta dello Sport” për ish-lojtarin e Empolit:
“Edhe pse ka luajtur pak, nuk ka humbur cilësitë e jashtëzakonshme: ka vizion, mendon për lojën vertikalisht, sheh ku mund të pasojë topin si duhet. Marrja e vendit të Calhanoglu nuk është e lehtë, por Interi mund të ndihet rehat me Kristjan: Unë shoh hapësirë të jashtëzakonshme për përmirësim tek ai.
Asllani ka personalitet të madh në fushë, aty ku ka rëndësi. Ai nuk ka frikë, në fakt ndonjëherë duhet ta qetësosh pak: nëse më duhet të gjej një të metë është se, thjesht për t’u treguar të gjithëve se mund të jetë titullar, ndonjëherë e tepron në tentativën e goditjes. Këshilla është gjithmonë e njëjtë, luaj thjeshtë dhe e di që do të më dëgjojë…”, ka thënë mes të tjerash Reja.