Monday, May 13, 2024

Kristian Asllani titullar ndaj Fiorentinës. Reja, garanton Interin: Ka cilësi të jashtëzakonshme

Lexo

Kristian Asllani do të zbresë në fushë si titullar në sfidën Fiorentina-Inter, ndeshja e parë në kampionat për zikaltërit pas triumfit në Superkupë dhe që djemtë e Inzaghit do ta përballojnë pa Calhanoglu dhe Barella.

Edy Reja, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, tekniku që bëri të debutojë Asllanin me fanellën kuqezi, ka folur sot për “La Gazzetta dello Sport” për ish-lojtarin e Empolit:

“Edhe pse ka luajtur pak, nuk ka humbur cilësitë e jashtëzakonshme: ka vizion, mendon për lojën vertikalisht, sheh ku mund të pasojë topin si duhet. Marrja e vendit të Calhanoglu nuk është e lehtë, por Interi mund të ndihet rehat me Kristjan: Unë shoh hapësirë ​​të jashtëzakonshme për përmirësim tek ai.

Asllani ka personalitet të madh në fushë, aty ku ka rëndësi. Ai nuk ka frikë, në fakt ndonjëherë duhet ta qetësosh pak: nëse më duhet të gjej një të metë është se, thjesht për t’u treguar të gjithëve se mund të jetë titullar, ndonjëherë e tepron në tentativën e goditjes. Këshilla është gjithmonë e njëjtë, luaj thjeshtë dhe e di që do të më dëgjojë…”, ka thënë mes të tjerash Reja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img