Ndërkohë që po ofron ora e startit të ndeshjes, Teuta-Vllaznia, e cila konsiderohet edhe si sfida më e rëndësishme e javës së 22-të të kategorisë Superiore, në kampet përkatëse kanë filluar të dalin edhe projektet e mundshme të formacioneve.
Kështu, ndonëse nuk është zyrtare, por që me të gjitha gjasat mund të jenë edhe këto emra, skuadra vendase që drejtohet nga shkodrani, Edi Martini pritet të aktivizojë nga minuta e parë, Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, E.Vila, Aleksi, Avdyli, L. Vila, Krasniqi, Bregu.
Ndërkohë, në kampin kuqeblu, tekniku Tomas Brdariç pritet ta nis ndeshjen me Zogoviç në portë, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Krymi, Imeri, Jonuzi, Kaleziç, Da Silva, Dilaver.