Thursday, November 28, 2024

Ahmataj: “E vështirë për ta pranuar këtë humbje, ky është futbolli”

Lexo

Tirana u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 3-4 në “Air Albania”. Pas humbjes, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, u shpreh për MCN TV:

“E vështirë për ta pranuar këtë humbje. Mbetëm me 10 lojtarë dhe u bë më e vështirë, por i patëm shanset për ta barazuar. Ky është futbolli. Goditjet standarte na kapën pa përgatitur. Duhet më shumë vigjilencë. Pësuam 2 gola dhe ndikoi në anën psikologjike. Kemi luajtur shumë mirë dhe kjo ishte si kolpo. Bëmë një ndryshim taktik dhe u rikthyem në lojë, por ndeshja shkoi në malore.

32 gola të pësuar? Punojmë shumë për goditje standarte, por janë momente neglizhence që na gjejnë të fikur.

Gabuat me Metën djathtas? Meta ishte lojtari më i ri në një pozicion mbrojtës. Ndryshimi ishte që Lulaj luajti 6-sh. Rikthyem Brunon në qendër duke luajtur me 3 dhe na dha një lojë të mirë me ekuilibër. Por, kishim pësuar 2 gola”, tha Ahmataj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img