Saturday, July 27, 2024

Gvozdenovic: “Kemi dy objektiva, i pari është futbolli i bukur dhe i dyti të shkojmë më lart në tabelë”

Lexo

Skënderbeu triumfoi përballë Tiranës me rezultatin 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.  Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.

“Sot ishte shumë e rëndësishme. Ishim në një moment të vështirë dhe kishim nevojë për pikët. E thashë pas ndeshjes me Teutën që kisha besim te lojtarët dhe nevojitej vetëm një fitore. Mund të luajmë me shumë skema, nuk ishim keq në asnjë prej tyre që përdorëm. Ishim me 3 mungesa, Rabiu, Ramos dhe Pecani. Por sot edhe lojtarët pa minuta kanë bërë shumë mirë për skuadrën taktikisht.

Për çfarë luan Skënderbeu? Ne kemi dy objektiva. I pari është futbolli i bukur dhe i dyti të shkojmë më lart në tabelë. Në ndeshjen e radhës jemi përballë Teutës. Nga nesër jemi në mendim për Teutën. Një sfidë e vështirë, por kemi kohë të përgatitemi mirë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img