Saturday, July 27, 2024

Shehi: “Vllaznia na vuri në vështirësi topat e gjatë. Me Balajn, Malajn dhe Grudën që luajnë mirë 1 kundër 1, na futën në panik në disa situata”

Lexo

Vllaznia dhe Partizani kanë barazuar në supersfidën e javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide, për MCN TV foli trajneri i Partizanit, Orges Shehi.

“Futbolli i ka të 3 rezultatet brenda. Ne kërkojmë që gjithmonë të dalim fitimtar. Në fund të pjesës së dytë bëmë më shumë presing. Nuk ishim të kënaqur me barazimin dhe kërkonim fitoren. Kishim punuar shumë mirë për Grudën, edhe pse kundërshtari i ndryshoi krahët. Kemi ndryshuar shumë shpesh skemën. Megjithatë përfundoi barazim dhe ky është rezultati i fushës.

Mendoni se mund të kishit bërë diçka më shumë? Përmirësimi nuk ka fund. Edhe kur ndryshuam dolëm me dy sulmues. Ishte një sistem që ne për herë të parë e përdorëm. Duhet theksuar që Mba nuk është në gjendje optimale dhe kur ke pak kohë që e përdor do shumë për përmirësim. Kërkuam krosime, duke gjetur dy sulmuesit tonë. Pas ndeshjes duke diskutuar me stafin, ndoshta duhet të kalonim më shpejt te ky sistem, por na ngushoti gjendja e Mban. Ndjehet prezenca e Mba në fushë.

Mendon se e zgjati shumë Partizani rënien e gjendjes psikologjike pas pësimit të golit? Psikologjia ndikon në futboll, por mendoj se e kishim lojën në kontroll. Edhe pse ishte ndeshje e mirë, na mungoi thellësia. Vllaznia rifitonte topin dhe nisej direkt, dhe me topat e gjatë na vendosi shumë në vështirësi. Kur Vllaznia rinisej, mesfushorët vinin në tranzicion negativ dhe kjo na penalizoi. Duke patur Balajn, Malajn dhe Grudën që luajnë mirë 1 kundër 1, na futën në panik në disa situata. Nuk kishim durim, kur kishim topin në zotërim.

Merkato për një qendërmbrojtës? Kemi 3 qendërmbrojtës. Kjo periudhë e merkatos kanë ngelur edhe pak ditë dhe nuk është shpëtimtarja. Nëse gjejmë një lojtar që mbush parametrat tonë për të tashmen dhe të ardhmen do të ndërhyje klubi pas nuk po kursehet. Nëse nuk e gjejmë, jemi një grup lojtarësh që do tentojmë deri në fund.

Penalltia që iu dha Vllaznisë? Nuk është kompetencë e imja, por e pashë penalltinë. Duhet të fokusohemi te loja jonë dhe të mos merremi me arbitrat.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img