Ditën e sotme do të luhen dy takimet e mbetura të javës së 21-të. Në orën 13:30 në “Egnatia Arena” do të përballen Egnatia dhe Erzeni. Rrogozhinasit kryesojnë me 8 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Partizani dhe ndaj shijakasve dëshirojnë të mbajnë sërish larg rivalët. Nga krahu tjetër ekipi i drejtuar nga Alfred Deliallisi kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes me Vllazninë. Dueli i fundit është mes Dinamos dhe Kukësit. Si dinamovitët edhe verilindorët vijnë pas humbjeve në javën e 20-të dhe në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 17:00 do të kërkojnë 3 pikët në kampionat,pasi nuk iu lejohen më hapa fals në Superiore.
Trupat gjykuese të dy ndeshjeve përkatëse
Egnatia-Erzeni
Arbitër kryesor:Klodian Prenga(Laç)
Asistent 1:Xhuljo Mani(Tiranë)
Asistent 2:Endri Mehmetaj(Fier)
Arbitër i 4:Adrian Beqiraj(Tiranë)
Var:Silvio Dyrmishi(Elbasan)
Avar:Olsid Ferataj(Patos)
Dinamo-Kukësi
Arbitër kryesor:Dorjan Maletaj(Tropojë)
Asistent 1:Erind Burgu(Fushë-Krujë)
Asistent 2:Marjus Qose(Lushnje)
Arbitër i 4:Laver Alla(Lushnje)
Var:Eldorjan Hamiti(Lezhë)
Avar:Orlando Kuka(Tiranë)
Fatos LAMAJ