Kërnaja: “Profesor Nica u largua nga dhomat e zhveshjes, i vuan shumë këto ndeshje. 11 javë pa fitore janë shumë”

Kukësi është mposhtur me rezultatin 3-2 nga Dinamo në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur zv.trajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja.

Pse Nica u largua nga dhomat e zhveshjes, çfarë ju tha? Nica nuk tha asgjë, thjeshtë të gjithë ishin me kokën ulur. Profesori u vuan shumë këto ndeshje. Thjeshtë iku në shtëpi.

11 javë pa fitore? Janë shumë. Pavarësisht ndeshjeve të mira, në fund kanë rëndësi pikët që për ne nuk po vijnë.

Ardhjet e reja duheshin me doemos titullarë? Nuk janë futur direkt në formacion. Por disa lojtarë kanë patur probleme të ndryshme. Vetëm sulmuesi i qendrës ka hyrë rishtazi në formacion pasi ai na mungonte.

Mendoni se keni lënë difiçite në emra përsa i përket mbrojtjes? Tregu nuk është se jepte shumë për qendrën e mbrojtjes. Kemi marrë Zenunin që po përshtatet mirë me ekipin. Si Zogo si Tafas kanë luajtur mirë gjithë sezonin, pavarësisht gabimeve të sotme.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu