Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka hedhur paraditën e sotme shortin e turit 1/4 të Kupës së Shqipërisë. Përzierja e goglave ka fiksuar që ekipi i Vllaznisë të përballet në këtë tur çerekfinal me ekipin e Erzenit të Shijakut. Sipas formulës së vendosur nga FSHF, ndryshe nga turet e mëparshme ku skuadrat e kualifikuara u përcaktuan me vetë m një ndeshje gteke, që prej këtuj turi dhe në vazhdim gara e Kupës do të vijojë të jetë me nga dy ndeshje, me system vajtje dhe ardhje.
Kështu, bazuar edhe në shortin përkatës, Vllaznia do ta zhvillojë ndeshjen e parë me Erzenin në transfertë me datë 20 shkurt, ndërkohë që ndeshja e kthimit, e cila do të vendosë se cila skuadër shkon në gjysëmfinale do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” me datë 5 mars 2024.
Krahas çiftit Erzeni-Vllaznia, shorti i hedhur sot në mjediset e Shtëpisë së Futbollit pranë selisë përkakasë të FSHF-së, ka përcaktuar edhe çiftet e tjerë çerekfinalistë. Ato janë: Kukësi-Partizani, Teuta-Tirana, Laçi-Egnatia.
Krahhs ndeshjeve vajtje dhe ardhje me dy takime, ky tur do të shoqërohet edhe me praninë e sistemit VAR, teknologjia e të cilit do gtë jetë e pranishme në çdo ndeshje, deri në duelin final të këtij kompeticioni.
Shorti i Turit Çerekfinal të Kupës së Shqipërisë
ERZENI- VLLAZNIA
KUKESI- PARTIZANI
TEUTA- TIRANA
LAÇI- EGNATIA