Lara Colturi shënon një tjetër arritje për sportin shqiptar, teksa ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të të rinjve. Gjithçka ka ndodhur në Francë, ndërsa është renditur e treta në Sllallomin Gjigant. Colturi do të konkurrojë dhe të shtunën në Sllallomin Special, teksa synohet një tjetër medalje.
Madje sipas informacionit që vjen nga Federata Shqiptare e Skive, për më tepër nga presidenti Elvis Toçi, synohet e arta, ashtu sikurse ka ndodhur dhe vitin e kaluar në të njëjtin aktivitet.
Lara Colturi ka shkëlqyer në Kupën e Botës duke qenë brenda dhjetëshes së parë. Ndaj dhe pritet medalje nga Colturi, ashtu sikurse ka bërë dhe në garat e tjera duke mbetur mbretëresha e sporteve dimërore.