Vllaznia pas 5 fitoreve rresht u ndal në barazim 1-1 nga Partizani në “Loro Boriçi”. Shkodranët vazhdojnë kështu me ecurinë pozitive dhe tashmë i gjithë fokusi është te sfida e radhës.
Në kuadër të javës së 22-të të Superiores, kuqeblutë do të udhëtojnë në transfertë për të matur forcat me Laçin,takim që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30. Shkodrantë do të tentojnë edhe ndaj kurbinasve një tjetër rezultat pozitiv.
Për fatin e mirë të Vllaznisë, Qatip Osmani do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë sfidë. Asnjë futbollist nuk është i dëmtuer apo i pezulluar për shkak kartonësh dhe kjo bën që timonieri i kuqebluve të punojë i qetë këtë javë dhe të përgatisë në mënyrën më të mirë të mundshme përballjen me bardhezinjtë,teksa do të ketë edhe luksin e zgjedhjeve të më të mirëve.
Fatos LAMAJ