Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Dinamo.
Gvozdenovic deklaroi se në pjesën e parë skuadra e tij dominoi, ndërsa në të dytën ishte e vështirë, sepse Dinamo vononte lojën pas penalltisë.
Ishim më mirë në pjesën e parë. Dominuam në 45 minutat e para. Nuk dua të komentoj penaltinë, sepse nuk e di nëse ishte apo jo. Pas golit, Dinamo filloi të vononte lojën dhe u bë e vështirë. I provuam të gjitha. Humbëm, por ky është futbolli. E kishim të vështirë të luanim pas golit, sepse Dinamo vononte lojën.
Dinamo në pjesën e dytë ishte më e qetë, sepse shënuan me penallti dhe provuam vetëm me kundërsulm.
Në pjesën e parë ishim 4-3-3 dhe Lico ishte afër portës. Në pjesën e dytë, luajtëm 4-2-4 dhe ishte në mesfushë.