Saturday, July 27, 2024

Mehmeti: Nuk e mendoj “Final 4”, morëm fitore karakteri ndaj Skënderbeut

Lexo

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas fitores me Skënderbeun.

Mehmeti deklaroi se është i kënaqur për karakterin e treguar nga lojtarët, ndërsa shtoi se nuk mendon për katërshen e parë.

Nuk e mendoj fare katërshen. Ndeshjet i shikojmë javë pas jave. Ishte fitore karakteri sot dhe kjo më kënaq. Më intereson që të jemi në ekuilibër për të menaxhuar ndeshjen e radhës. Duke parë që Skënderbeu luante me topat në thellësi dhe kërkonin sulmuesit, luajtëm në bllok të mesëm, për t’i kapur në tranzicion pozitiv.

Është meritë e lojtarëve që kanë arritur deri këtu. Duhet të rrimë me këmbë në tokë. Kampionati nuk na e lejon të flasim për katërshen. Dinamo ka pasur tranzicion në vitet e fundit. Të bëjmë një kampionat si në këto javët e fundit.

Që kur e kam marrë skuadrën, kemi pësuar 15 gola dhe kemi shënuar 26 gola. E kam parë skuadrën që në fazën defensive, duhet të jetë në ekuilibër.  

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img