Thursday, November 28, 2024

Mundje-Federata Shqiptare e Mundjes nderon Islam Dudarev dhe Zelimkan Abakarov me “Mirënjohje”

Lexo

Mirënjohje Islam Dudaevit dhe Zelimkan Abakarovit. Njëri Kampion Europe i saposhpallur në Bukuresht në peshën deri në 65 kilogram dhe tjetri Nënkampion Europe në peshën deri në 61 kilogram. Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar Kupën e Shqipërisë për të rritur në sallën sportive “Farie Hoti”, ka bërë këtë pritje për dy kampionët e mundjes shqiptare. Naim Muja, presidenti i Federatës së Mundjes së Kosovës, dhe Ndoc Çokaj, zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Mundjes, kanë dorëzuar dhe dedikimet për Dudaev e Abakarov. Ja dhe emocionet e Kampionit të Europës për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar.

Jam shumë i kënaqur që kam arritur të shpallem Kampion Europe. Ky është trofeu im i parë i rëndësishëm i karrierës, ndërsa jam 29 vjeç. Karriera ime në fakt nuk ka patur shumë suksese. Do të doja të falënderoja presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, i cili ka besuar vazhdimisht tek unë. Më ka motivuar dhe unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë mbështetur vazhdimisht. E do t’i bëjë përsëri të lumtur”, ka theksuar Dudaev.

Medalje argjendi dhe për herë të dytë nënkampion Europe, Zelimkan Abakarov. Më parë Kampion Bote dhe i treti i Botës, por me arritjen e fundit nuk duke shumë i kënaqur.

Sigurisht që nuk jam i kënaqur që jam përsëri i dyti në Europë. Madje për të dytin vit radhazi. Por ky është sporti. Një ditë fiton njëri e një ditë tjetri, Gjithsesi deri më tani jam i kënaqur me gjithçka që kam arritur t’i jap Shqipërisë dhe premtoj se do të ketë dhe suksese të tjera nga unë”, nënvizon Abakarov.

 Por çfarë mund të ishte bërë më shumë në këtë Europian? Prizreni deklaron

“Mendoj se ka qenë mënyra më e mirë që të nisnim vitin meqënëse është dhe viti olimpik. Pra dy medalje europiane, njëra e artë dhe tjetra e argjendtë. Domethënia është e jashtëzakonshme, sepse është një rezultat fantastik qoftë për Islamin, qoftë për mundjen, por qoftë dhe për Shqipërinë”, ka thënë fillimisht Sahit Prizreni.

Nëse me Abakarov një medalje është e sigurtë, a ishte e pritshme medalja e artë e Dudaevit?

“Arritjen e Islamit unë e kam pritur dhe kam kohë që e kam besuar. Por më në fund u arrit dhe ajo çfarë e bën më të mirë është se djali ka fituar besimin. Pra atë besim që i duhet një sportisti në një vit kaq të rëndësishëm”, nënvizon Prizreni

Duket sikur mundja ka harruar të flasë shqip. Por presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes e kundërshton një gjë të tillë.

“Mundja po flet shqip më mirë se çfarë ka folur ndonjëherë. Mos të harrojmë që në këto aktivitete nuk flitet asnjë gjuhë tjetër, por këndohet himni shqiptar, ngrihet flamuri shqiptar dhëe është një nder që i bëhet sportit dhe vendit tonë”, thekson i pari i mundjes shqiptare.

Tanimë në plan të parë Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ja dhe objektivat e Abakarov dhe Dudaev

“Objektivi im i ardhshëm është arritja e normës së kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Dhe të jeni të sigurtë që do ta arrij”, deklaron Kampioni i Europës, Islam Dudaev.

 Tashmë kemi nisur përgatitjet për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Besoj tek vetja ime dhe besoj se do të mund të arrij të marrë medalje. Por objektivi madhor është medalja e artë. Me shpresë te Zoti do t’ia dalë”, tregon Zelimkhan Abakarov.

 Chermen Valiev mundësi i tretë rus që përgatitet të garojë për Shqipërinë. Sahit Prizreni i bindur jo vetëm tek tre normat e kualifikimit, por dhe tre medaljet olimpike nga Parisi.

“Unë jam i sigurtë që djemtë tanë do të na nderojnë dhe do të jemi në Olimpiadë me tre norma olimpike dhe sikurse theksuat dhe ju nëse do të kemi tre norma do të kemi dhe tre medalje olimpike. E për më tepër nga ato të mirat fare”, ka përfunduar Sahit Prizreni.   

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img