Saturday, April 13, 2024

Futboll 9×9-FSHF Sunday League / ATS kryeson i vetëm në grupin A, Dajti merr vendin e parë në grupin B. Panthers Shkodra humbet 2-5 me ekipin Dymbëdhjeta

Lexo

FSHF Sunday League 9×9 ka dhuruar spektakël edhe në javën e 14-të. Në grupin A, ATS regjistroi fitoren e radhës pasi mundi skuadrën e Barrikadës me rezultatin 3-0.

Ndjekësit më të afërt të ATS, skuadra Dymëdhjeta triumfoi ndaj Panthers Shkodër 5-2. ATS kryeson renditjen me 35 pikën, ndërsa Dymbëdhjeta ndodhet në vendin e dytë me 32 pikë.

Në ndeshjet e tjera të grupit A, skuadrat e Vila-L, PRIMO MFC, IMMI dhe Vatër fituan në sfidat e tyre. U regjistrua vetëm një barazim në takimin MD-Raiffeisen Bank që përfundoi 1-1, ndërsa skuadra e FB Passion e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Hidro Alfa.

Në grupin B, Dajti mori kryesimin pas hapit fals të Kastriotëve që u mundën 2-1 nga Gaia Triumph. Në anën tjetër, Dajti triumfoi 3-0 ndaj Futura Dent dhe tani kryeson me 33 pikë. Ndërsa Kastriotët ndodhen në vendin e dytë me 31 pikë.

Në ndeshjet e tjera të grupit B skuadrat e Friends Team,  FC Confucius, Albamer dhe Parku fituan në sfidat e tyre. U regjistrua vetëm një barazim pa gola në takimin Al Ar-Ja Ar Plast, ndërsa FC Musa e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Roamel.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së 14-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:

GRUPI A

VILA-L-FC Illyrian Eagles 5-1

MD-Raiffeisen Bank  1-1

Hidro Alfa-FB Passion 0-3

PRIMO MFC-Elso 6-1

Panthers Shkodër-Dymbëdhjeta 2-5

IMMI-Legjendat 9×9  7-0

Barrikada-ATS  0-3

Vatër-FC Luminesen 3-2

GRUPI B

Roamel-FC Musa  0-3

Friends Team-Jata Market 3-2

Al Ar-Ja Ar Plast 0-0

Antigonean-FC Confucius 2-3

Kastriotët-Gaia Triumph 1-2

Futura Dent-FC Dajti 0-3

Coca Cola Tepelena-Albamer 1-5

FC Parku-Big-Bite 1-0

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img