Një situatë aspak e këndshme u krijua gjatë ndeshjes Kukësi-Erzeni. Tifozët vendas, nuk u përmbajtën pas golit të përmbysjes nga skuadra shijakase.
Menjëherë pas golit të 2-1, disa tifozë të Kukësit u futën në fushë, ndërsa të tjerë goditën me shishe arbitrat.
Pas kësaj situate, në fushë u fut policia, ndërsa skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes, me ndeshjen që u ndërpre për disa minuta.