Futja e tifozëve në fushë, shkaktoi një kaos të madh në ndeshjen Kukësi-Erzeni.
Menjëherë pas hyrjes së tifozëve, të dyja skuadrat, së bashku me arbitrat, u larguan drejt dhomave të zhveshjes, për të mos rrezikuar.
Delegati, së bashku me dy ekipet, kanë marrë edhe vendimin, pas një ndërprerje disa minutëshe.
Është vendosur që ndeshja të vazhdojë të luhet, por vetëm pas largimit të tifozëve nga stadiumi.
Në këtë situatë, policia, ka larguar tifozët, në mënyrë që ndeshja të luhet në stadium të boshatisur.