Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas fitores minimale ndaj Partizanit.
Gvozdenovic e pranoi se skuadra ishte keq psikologjikisht pas humbjes me Dinamon, por shtoi se sot ishte ndryshe.
Sipas tij, ekipi nuk duhet të mendojë për “Final Four”, por vetëm për ndeshjen e radhës.
Brenda katër ditëve ishin dy ndeshje të rëndësishme. Pas Dinamos ishim keq psikologjikisht, por sot ishim shumë mirë. Në pjesën e parë ishte një lojë e mirë. Në pjesën e dytë, ndryshova sistemin, sepse Partizani ishte i fortë në ajër. Ishim përgatitur për lojën në ajër.
Lico sot ishte më afër portës. Në pjesën e dytë ishte më mbrapa. Bëri një ndeshje shumë të mirë taktikisht.
Ne shikojmë vetëm javë për javë. Kam ekip shumë të talentuar. Kemi fituar eksperiencë, por jemi ende skuadër e re. Sot do festojmë, pastaj kemi një ndeshje shumë të vështirë me Laçin. Nuk mund të flasim për “Final Four”.
Kur thashë për Dinamon që vonuan lojën, e thashë që kishin të drejtë, sepse ishin në avantazh. Njësoj edhe për ne.