Wednesday, May 15, 2024

Humbja me Skënderbeun, Shehi: Ndeshje me dy tablo, u vendos nga një episod

Lexo

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas humbjes me Skënderbeun.

Shehi deklaroi se ishte një ndeshje me dy tablo, ndërsa shtoi se u vendos nga një episod si penalltia.

Ishte ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë kishim vështirësi. E dinim që kundërshtari e ka lojën te shpejtësi e sulmit. Në pjesën e dytë ishim ndryshe. E humbëm ndeshjen nga një episod si penalltia. Pjesa e dytë ishte komplet ndryshe nga e para.

Cara na kushtëzon shumë, sidomos për mënyrën si luan. Dje mësuam që Maguette nuk do të jetë në fushë. Ai na jep pështjellim. Mungesat këto janë. Mensah doli shpejt. Bintsouka nuk është në gjendje më të mirë.

Mërzitja është prezentë, sidomos pas humbjes. Më vjen keq që luajmë me dy tablo., Episodet janë ato që vendosin. Duhet kujdes, sepse kur futesh me stres, venitet qetësia. Kishim vështirësi në nxjerrjen e topit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img