Vllaznia nuk gaboi në transfertën e sotme në “Niko Dovana”, ku mundi Dinamon me rezultatin 1-0. 3 pikë me vlerë, që i çojnë shkodranët në vendin e dytë, duke lënë pas Partizanin. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi:
“Jam i gëzuar pasi ishte fitore me rival direkt. Dinamo ka patur ecuri të mirë shumë. Në fillim të kampionatit kemi patur mungesa dhe kanë ndikuar. Tashmë jemi në rrugën e duhur. Ne jemi duke i marrë ndeshjen 1 nga 1 dhe do t’i shkojmë deri në fund duke marrrë ndeshjet me radhë.
Klasikja me Tiranën? Do ta mendojmë si ndeshje të radhës. Kur vjen Tirana në Shkodër është ndeshje tjetër. Do të bëjmë maksimumin. Kafet do i paguaj unë rrugës pasi i kam premtuar”, u shpreh Krymi.