Monday, November 25, 2024

Shqipëri-Angli, me tifozë ?! FSHF, kërkesë qeverisë për hapjen e stadiumit në masën 30 %

Lexo

Ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2022 në Katar, pritet të luhet me praninë e tifozëve në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit. Për këtë është e interesuar vetë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka depozituar kërkesen zyrtare qeverisë shqiptare në të cilën kërkon që në stadium të jenë të paktën 30% të tifozëve nga kapaciteti që ka stadiumi kombëtar.

Nga sa bëhet e ditur, shkresa në fjalë i është drejtuar titullares së Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

“Në këtë kuadër dhe duke synuar që jo vetëm futbolli, por në përgjithësi, jeta sociale të marrë gradualisht kuptimin e harruar, duke shfrytëzuar edhe ndeshjen kundër Anglisë, si një premisë historike, kërkojmë shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës sonë për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit, praktikisht 6,500 spektatorë”, – citohet ndër të tjera në letrën në fjalë drejtuar qeverisë shqiptare, prej së cilës shpresohet të ketë një përgjigje pozitive.

Për kuqezinjtë përballja me Anglinë është ndeshja e dytë në këto kualifikuese në

Shqipëria bën pjesë në Grupin I për Eliminatoret e Botërorit 2022 në Katar duke pasur kundërshtar Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andoren dhe San Marinon.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img