Thursday, November 28, 2024

Qarri dhe Mehidri të dëmtuar, Vllaznia në Korçë me 18 vjeçarin Aron Jukaj dhe 17 vjeçarin Fabian Lekaj

Lexo

Dy përballjet e Kupës së Shqipërisë me Erzenin e Shijakut për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ka rezoltuar fatale për dy portjerët e Vllaznisë. Fillimisht, në ndeshjen e parë çerekfinale të luajtur në stadiumin e Rrogozhinës “Arena Egnatia” u dëmtua portjeri i parë Kristi Qarri, vendin e të cilit për ndeshjet në vazhdim të kampionatit e zuri Jurgen Mehidri.

Por, pikërisht në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës të pasdyjash me Erzenin në “Loro Boriçi”, dëmtohet edhe Mehidri, duke u zëvëndësuar në fund nga portjeri rezerve, 18 vjeçari Aron Jukaj.

Që nga e mërkura, Qarri me një shqetësim në shpatull dhe Mehidri me një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë, janë në infermieri nën kujdesin e dy pjesëtarëve të stafit mjekësor kuqeblu, Ilirjan Haxhaja dhe Arsen Hoxha, gjë që pasqyrohet edhe në foton në fjalë fiksuar në klinikën e tyre.

Ndërkohë, me skuadrën, nën drejtimin e trajnerit të portjerëve, vazhdojnë të stërviten dy portjerët e rinj të Akademisë Vllaznia, Aron Jukaj dhe Fabian Lekaj. Përqëndrimi kryesor është tek 18 vjeçari Jukaj, i cili është projektuar titullar për ndeshjen e së hënës ndaj Skënderbeut, ndërkohë që me skuadrën në këtë transfertë do të jetë edhe 17 vjeçari Fabian Lekaj, i gatshëm për çdo moment, t’i shërbejë skuadrës nëse do të jetë nevoja.

Burime nga stafi mjekësor, por edhe sektori i portjerëve bëjnë me dije se me skuadrën në grumbullimin e Pogradecit do të jetë edhe portjeri titullar, Kristi Qarri, ndaj të cilit stafi mjekësor po punon me një terapi intensive, që nëse  shpresohet se deri ditën e ndeshjes të pasdites së hënë mund të ketë përmirësime, të paktën të jetë në stop, jo vetëm si faktor molalizues për skuadrën, por nëse gjërat e sektorit të portës vështirësohen, të marrin ndonjë minutë në fushën e lojës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img