Fitorja e thellë 12-0 e Vllaznisë ndaj Gramshit është për t’u përshëndetur. Por ajo që ka bërë më tepër përshtypje në këtë ndeshje ka qënë rikthimi në fushën e lojës e titullares Arbiona Bajraktari, e cila kishte rreth tre vite që vuante një dëmtim të pësuar në fushën e lojës.
Duke folur pas ndeshjes, Arbiona shprehet shumë e emocionuar për këtë rikthim. Ndër të tjera, ajo tha se i kishte munguar shumë Vllaznia e fushës së lojës, sepse në fakt jeta jashtë fushe me Vllazninë ka qënë e pranishme vazhdimisht gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë, futbollistja nga Kosova pranon, se nisur nga pesimizmi që e kishte pushtuar, ka pasur momente që e ka menduar tërheqjen tërësisht nga futbolli i luajtur, por nëse arriti ta kalojë këtë fazë, ajo falenderon trajnerin e kombëtares, Armir Grima që e ka mbështetur për ta kaluar këtë krizë dhe natyrisht edhe ekipin e Vllaznisë me në kry presidentin Lazër Matija që i kanë krijuar klimen e duhur në gjirin e skuadrës kuqeblu.
(Video) Prononcimin e plotë në video të futbollistes së Vllaznisë, Arbiona Bajraktari nga Kosova, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.