Monday, April 29, 2024

(Video) Vllaznia e femrave e vetme në krye të klasifikimit. Trajneri Nikolin Leka: Ecim të sigurt drejt titullit të 11-të. Pozitive rikuperimi i dyshes Bajraktari-Curraj

Lexo

Për trajnerin e Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka, fitorja e thellë 12-0 ndaj Gramshit ishte e pritshme për vetë diferencat që kanë skuadrat në përbërje të formacionit. Por, përpos fitores, trajnerin Leka e ka ngrohur aktivizimi në këtë ndeshje i dy futbollisteve titullare që kanë qënë në infermieri prë një kohë të gjatë, Arbiona Bajraktari për rreth tre vite pa luajtur, si dhe Arbenita Curraj prej shumë javësh.

Sa i përket kampionatit, tekniku Leka thotë se skuadra e drejtuar prej tij është në rrugën e duhur. Sipas tij, situata e krijuar në incidentin e takimit në kryeqytet, Tirana-Vllaznia ku u ushtrua dhumë ndaj pjesëtarëve kuqeblu, tashmë ka kaluar dhe skuadrë është e përqëndruar totalisht për të fituar titullin kampion të 11-të radhazi.

Fitorja e kësaj jave ndaj Gramshit dhe humbja e Tiranës me Apoloninë e shkëput Vllazninë të vetme në krye të klasifikimit. Gjithësesi, ajo që do të vendosë është përballja  direkte, Vllaznia-Tirana që do të luhet pas pak javësh në stadiumin “Loro Boriçi”, për të cilën tekniku kuqeblu Nikolin Leka beson se do ta kalojë me sukses.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë, Nikolin Leka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img