Të pranishëm në stadium ishin ministrat e jashtëm të të dy vendeve Larvrov dhe Daçiç
Mbrëmjen e kaluar Rusia mundi me shifrat 4-0 Serbinë në një miqësore të zhvilluar në stadiumin e Dinamos së Moskës. Ky takim ishte më terpër simbolik, ishte i pari për Rusinë përballë një ekipi europian që pasi u pezullua nga FIFA dhe UEFA për shkak të “operacionit special” që nisi në Ukrainë, se një test i vërtetë për Serbinë.
Episodi deciziv ishte ai minutës së 21′ ku kryesori turk akordoi penallti në favor të vendasve dhe dënoi miqtë të luanin pjesën tjetër të kiamit me një lojtar më pak. Kardesler largoi Gajiç për një faull të lehtë ndërsa Mirançuk kaloi në avantazh Rusinë. Në të 32’ Rusia dyfishoi shifrat me Osipenkon. Ndërsa për të servirur “pokerin” menduan Mirançuk (55’) dhe Sergev (91’).