Friday, November 22, 2024

Vllaznia përsëri me portën. Pritej rikthimi i Kristi Qarrit në formacion, por stafi mjekësor është në dilemë. 18 vjeçari Jukaj, gati për të veshur dorezat e titullarit, vendoset në çastet e fundit

Lexo

Shkodranët kanë një dilemë sa i takon formacionit për ndeshjen e sotme me Erzenin dhe ajo ka të bëjë me portën. Për Kristi Qarrin, ashtu siç ka pohuar edhe vetë trajneri Qatip Osmani në konferencë shtypi, do të vendoset në momentin e fundit.

Nëse titullari i portës kuqeblu nuk ia del, atëherë do t’i takojë Jukajt, pasi edhe portieri tjetër, Mehidri, është i dëmtuar. Jukaj luajti në ndeshjen me Skënderbeun në Korçë, ku Vllaznia fitoi dhe “gardiani” i ri bëri një paraqitje shumë të mirë.

Mungesë e sigurt në formacion është Smajli, vendin e të cilit do ta marrë Sala. Pjesë tjetër e skuadrës është po ajo e ndeshjeve të mëparshme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img