Tuesday, May 14, 2024

Egnatia rikthehet te fitorja pas 7 javësh, mposht minimalisht Kukësin

Lexo

EGNATIA-KUKËSI 1-0 (Zejnullai 6′)

Egnatia i dha fund serisë me shtatë ndeshje pa fitore në kampionat.Ekipi i Tetovës zgjohet më në fund, thyen mininalisht 1-0 Kukësin duke marrë një trepikëshme peshë që sjell qetësi.

Në Rrogozhinë, sfida u zgjidh shumë shpejt, që në minutën e 6-të. me anë të Zenunajt. Mesfushori realizoi pas një asisti perfekt të marrë në zonë nga Fangaj. Skuadra e Tetovës, kishte një tjetër rast për shënim në minutën e 20-të, ku goditja e Spahiut u përplas në traversë

Kukësi tentoi të reagojë, por pa sukses, me rastin më të rrezikshëm që u regjistrua në fundin e takimit, me Fejzajn që lëshoi një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por gjeti Sherrin në gatishmëri.

Me këtë fitore, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 54 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e fundit me vetëm 25 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img