Kupa e Shqipërisë në futboll rikthehet mesjavën e ardhshme me ndeshjet çerekfinale. Janë katër çifte, mes të cilëve spikasin ato Laçi-Partizani dhe Teuta-Kukësi, ku të katër skuadrat kanë ambicjet për të shkuar në finale, por dhe fitimin e trofeut. Mes skuadrave pretendete për fitimin e këtij trofeu, i dyti për nga rëndësia në aktivitetin futbollistik të vitit, është edhe Vllaznia, e cila për hirë të së vertetes, në letër ka shortin më të lehtë, pasi do të luajë me Korabin e kategorisë së pare. Ndërkohë, çifti tjetër është Dinamo-Skenderbeu, dy emra të njohur që vite më parë kanë provuar të ballafoqohen në finalen e këitj kompeticioni.
Sipas kalendarit të planifikuar nga FSHF, ndeshjet në fjalë do të luhen të mërkurën e ardhshme të 17 marsit në dy orare të ndryshme. Laçi-Partizani dhe Dinamo-Skenderbeu ora 13.00 dhe dy çiftet e tjera, Vllaznia-Korabi dhe Teuta-Kukës ora 16.00.
LAÇI-PARTIZANI | 13:00
DINAMO-SKËNDERBEU | 13:00
VLLAZNIA-KORABI | 16:00
TEUTA-KUKËSI | 16:00