Thursday, April 25, 2024

Futboll Femra-Start fantastik i fazës së dytë nga Juban Danja-Murlani, fiton në transfertë me Teutën 2-6

Lexo

Juban Danja-Murlani, duket se është surpriza më e bukur e këtij sezoni futbollistik në Kampionatin Kombëtar të Superligës për futbollin e femrave. Skuadra që ka një harmonizim mes dy klubeve, Juban Danja me president Ferdinand Jakun dhe Murlani me president Përparim Rraboshtën po bën një përformancë të shkëlqyer në këtë kampionat.

Në vazhdën e paraqitjeve të mira, kë të fundjavë Juban Danja-Murlani spikati me fitoren në transfertë ndaj Teutës së Durrësit me rezultatin 2 me 6. Fitore kjo që e mban Juban Danja-Murlanin në vendin e katërt me 24 pikë. Tre pikëshi i marrë në transfertë ndaj skuadrës durrsake është një start fantastik që futbollistet e drejtuara nga trajneri Elis Legata i bën fazës së dytë të kampionatit.

Meritë për këtë fitore ka e gjithë skuadra, përfshirë edhe autoret e golave, Edlira Çerkini dhe Rosela Vasa që realizuan nga 2 gola personal, si dhe Matilda Tanushi dhe Riselba Leben me nga një gol. Ndërkohë, për skuadrën vendase të Teutës, dy golat e vetëm u shënuan nga e njëjta autore, Malaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img