Java e 18-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë e dytë kishte në program dy derbi verior, ballafaqimet e të cilëve u luajtën në Koplik dhe Pukë.
Vemendja kryesore ishte në derbin e Koplikut ku luante skuadra kryesuese e kampionatit, Besëlidhja kundër Veleçikut vendas. Një ndeshje që u zgjidhë në pjesën e parë falë dopietës së shënuar nga shkodrani Musaraj. Futbollisti i dalë nga Akademia Vllaznia, shënoi në minutat 34-të dhe 42-të duke i dhënë fitoren Besëlidhjes me rezultatin 0 me 2.
Në derbin tjetër, atë të luajtur në Pukë me Tërbunin vendas dhe Murlanin udhëtues, fitues dolën vendasit me rezultatin 3 me 1. Edhe në këtë ndeshje është një shkodran si Jurgen Gjini, që shënon dy gola, përkatësisht në minutat 38-të dhe 59-të, ku duke i shtuar edhe golin e Xhahysës, një tjetër shkodran që luan për Tërbunin, zhverësojnë golin e miqve nga Barbullushi i Shkodrës me autor Keshtejaku në minutën e 45-të.
Nëse fitorja në derbin e parë e favorizon Besëlidhjen e drejtuar nga Dritan Smajli të mbajë vendin e parë me 46 pikë. Ndërkohë që fitorja e pukjanëve e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi konsilidon pozitat e Tërbunit në vendin e katërt. Ndërkohë që vendin e dytë e mban Valbona me po aq pikë, 43, e cila fitoi sot ndaj Sopotit në transfertë 1-2, ndërsa në të tretin është Iliria me 37 pikë, e cila sot barazoi me Gramshin 0-0 në transfertë.
Takimi tjetër i këtij grupi, Adriatiku-Naftëtari u mbyll në barazim 2 me 2, duke i mbajtur skuadrat në ato pozita si më herët, Adriatikun në vendin e shtatë dhe Naftëtarin në vendin e dhjetë.
Rezultatet e javës së 18-të të Kategorisë së Dytë, grupi A:
SOPOTI-VALBONA 1-2
Rreshka 69′ /Ymeri 28′, Joti 44′
GRAMSHI-ILIRIA 0-0
ADRIATIKU-NAFTËTARI 2-2
Hasani 21′, Muzhaqi 82’/ Kajo 6′, Cerriku 45
TËRBUNI-MURLANI 3-1
Gjini 38′, Xhahysa 59′, Gjini 59’/ Keshtejaku 45′
VELEÇIKU-BESËLIDHJA 0-2
Musaraj 34′, 42′