Saturday, November 23, 2024

Barazimi me Partizanin, Cungu: Ishim më mirë para kartonit të kuq

Lexo

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli për MCN TV, pas barazimit 1-1 ndaj Partizanit.

Sipas tij, skuadra kurbinase ishte më mirë, kur dy ekipet ishin me nga 11 lojtarë.

Cungu deklaroi se lojtarët e tij e menduan ndeshjen të fituar, në momentin kur Cara u ndëshkua me të kuq.

Inferioriteti numerik i Partizanit na krijoi probleme. Kur ishim të dy me nga 11 lojtarë ishim më mirë. Kur dolën ata me të kuq menduam se u fitua ndeshja, dhe është diçka e gabuar dhe më pas ata shënuan gol.

Ne e kërkuam golin dhe e gjetëm. Edhe ajo penallti, është hera e dytë si në ndeshjen me Egnatian. Duhet pak më seriozitet nga lojtarët që marrin përsipër të shkojnë te topi. Unë mendoj se është shumë e vështirë deri në fund të sezonit. Por duhet të kuptojmë që ka një moshë të re.

Shpeshherë lojtarët që janë në inferioritet numerik i detyron ato që të shtrëngojnë rripat. Duhet të kishim qarkullim topi më të shpejtë dhe diçka të tillë ne nuk e bëmë. Se di pse deri në atë minutë ishim mirë, por më pas i futëm një marsh pas në momentin kur Cara mori karton të kuq.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img