Të dielën e kaluar familja Hysaj ka kaluar momente të vështira pasi njëra nga veturat e tij më luksoze ka marrë flakë në ecje e sipër.
“Për fat të mirë asnjëri prej nesh nuk u lëndua”, tha Hysaj për “Il Messaggero”.
E përditshmja romane i ka dedikuar një vend të rëndësishëm kësaj ngjarjeje ku shpjegon se shqiptari ka denoncuar gjithçka në polici.
Mësohet se në timon ka qenë i vjehrri, ndërsa shkaqet e incidentit ende nuk janë mësuar. Hysaj ka denoncuar Ferrari-n pasi mendohet se shkak ka qenë një pakujdesi e fabrikës.