Monday, May 20, 2024

Euroliga në RTSH, Monako “fundos” Bajernin

Lexo

RTSH Sport solli drejtpërdrejt përballjen e së enjtes, Monako-Bajern Mynih

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve, Euroliga, ka vijuar të enjten në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar me takimet e sezonit të rregullt, teksa transmetuesi publik ka sjellë një tjetër sfidë të spikatur të javës së 34-t dhe të fundit. Ndeshja e zhvilluar në Principatën e Montekarlos, ka parë skuadrën vendase, që mbante vendin e 3-të, ta vendosë që në fillimin autoritetin e saj ndaj ekipit gjerman të Bajernit të Mynihut, që gjendej në katet e fundit të renditjes.

Skuada e Monakos e ka fituar 10-minutëshin e parë me plot 15 pikë epërsi, 25-14, duke vijuar të mos lëshojë as në 10-minutëshin e dytë, të cilin e ka mbizotëruar gjithashtu, duke vijuar ta fitojë atë me 7 pikë epërsi, me shifrat 23-16. Kjo ka bërë që skuadra vendase të shkojë në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 22 pikë epërsi, me shifrat 52-30.

Është një tjetër tablo pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, teksa skuadra gjermane e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 30-20, por Monako mbetet në kryesim të rezultatit pas një gjysmë ore lojë me 12 pikë epërsi, 72-60. 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë një tjetër fraksion loje të luftuar dhe, ndonëse Bajerni i Mynihut e ka fituar atë, 25-17, është skuadra e Monakos që e ka fituar gjithë ndeshjen 89-85.

Të premten, në RTSH Sport do të vijë një tjetër sfidë e javës së 34-t dhe të fundit të sezonit të rregullt të Euroligës së basketbollit për meshkuj, teksa dueli që nis në ora 20:30 midis Virtus Bolonjës dhe Baskonias do të vijë drejtpërdrejt në RTSH Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img