Wednesday, December 18, 2024

Fagu: “Kemi pasur ngërç psikologjik dhe shpresoj që me këtë fitore ta kemi kaluar. Nëse kapim Final 4 jemi kandidatë për titullin”

Lexo

Tirana mundi Kukësin 1-0 në “Air Albania”, takim ky i vlefshëm për elitën. Pas ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu theksoi se:

Fitorja? Sigurisht për ne ishte shumë e rëndësishme fitorja për vazhdimësinë e kampionatit. Kukësi kishte rastet e veta. Edhe ne po kërkonim golin dhe lamë hapësira prapa. Donim 3 pikët dhe i morëm, kjo është e rëndësishme.

2 ndeshje po pësuar gol? Kemi fituar pak stabiolitete në mbrojtje. Kemi pasur ngërç psikologjik dhe shpresoj që me këtë fitore të kemi kaluar këtë krizë.

Lulaj dhe Najdovski? Najdovski ka kaluar një gjendje gripale. Mendova të ndërrojë lojtaret kokë më kokë.

Kupa dhe Final 4? Unë mendoj se nuk është momenti për të gjetur fajtojë, por duhet të jemi të gjithë bashkë për të arritur objektivat e vendosur në fillim të sezonit. Sot ishte një sfidë e rëndësishme për të kapur Final 4. Kemi dhe gjysmëfinalen e kthimit ku do të kërkojnë kualifikimin.

Ndërrimet? Ne në fakt e kishim përgatitur ndeshjen për mënyrën se si do luanim. Ndërrimi i lojtarëve ishte se kërkonim të këmbëngulmim për të gjetur golin.

Nëse arrini Final 4 a keni forcën për të dalë kampionë? Nëse kapim Final 4 sigurisht që jemi kandidatë për të fituar titullin. Shpresoj shumë që të arrijmë objektivta e vendosur në fillim të sezonit”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img