Sunday, November 24, 2024

Devolli: “Gabuam te goli, por nuk kam çfarë t’u them djemve sepse janë vetëm për një bravo të madhe”

Lexo

Kukësi u mposht në transfertë nga Tirana, me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli:

“Kujt t’ia vë fajin këtu, unë nuk e di. Bravo u qoftë këtyre djemve që punojnë në stërvitje gjithë javën apo për atë që treguan sot. Më vjen keq, sinqerisht, se në momentin tonë më të mirë u ndëshkuam. Kam rastet e mia të dyshimit shumë të madh dhe zhgënjim shumë i madh te rasti i penalltisë. Specialistët që merren, ta shikojnë, sepse punojmë gjithë javës siç punojnë të gjithë dhe na ikën djersa e mundi kot. Megjithatë, bravo u qoftë këtyre djemve, janë thjesht fantastikë.

Emocione? Këtë punë e bëjmë me pasion, jo vetëm për lekë. Unë e kam me pasion këtë punë, ky është biznesi im, nuk kam biznes tjetër e punë tjetër, me këtë merrem. Ndaj normal që kam keqardhje.

Futbolli është lojë gabimesh. Gabuam te goli, por nuk kam çfarë t’u them djemve se menyra se si stërviten e luajnë, janë vetëm për një bravo të madhe.

I bëmë ndërrimet për të freskuar sulmin. Patëm probleme me Lleshin që vjen nga rikuperimi se është i rëndësishëm. E falënderoj se u tregua i sinqertë që nuk kam më fuqi. Super. Këtë kërkoj nga djemtë, në momentin që nuk ke më, ço dorën se kështu ndihmon ekipin. Dragoshi shyqyr që na u rikthye, ne do vazhdojmë punën, të hënën në stërvitje, se kemi në lojë një objektiv madhor, të lojtarëve apo të klubit.

Kupa ka kohë, do presim lojtarët që na janë kthyer a do kenë gjendjen. Do mendojmë për ndeshjen që kemi me Skënderbeun, ka kohë për këtë. Këtu jemi, do flasim.

E di si janë këta djem? Me këta iki në Ukrainë, jo më në ndeshje futbolli. Këta vazhdojë punën, kemi objektiva të mëdha për klubin e personalë.

Takim me Feratajn? Për çfarë ta takoj arbitrin Ferataj? Thjesht e takova pas ndeshjes te fusha se këtu pastaj e kanë bërë shtetrrethim. Por thuaji mos ke frikë se nuk të ndodh gjë. Nuk e di, do e gjej numrin e telefonit, ta marr në telefon se kështu nuk e takoj dot”, tha Devolli për “MCN” pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img