Kupa e Shqipërisë/ Historia e finales Kukësi – Egnatia & ku mund ti blini biletat

Të martën më datë 14 maj në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia. Të dyja skuadrat kanë bërë mjaft mirë në këtë kompeticion dhe do të luftojnë për të fituar trofeun e 72-të në histori.

Egnatia që kryeson me plot meritë edhe në kampionat, për herë të dytë në histori do të luajë në një finale të Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit sezonin e kaluar fituan për herë të parë trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhtën në finale Tiranën dhe do të tentojnë të regjistrojnë triumfin e dytë radhazi në këtë kompeticion.

Në anën tjetër, Kukësi është një ekip me më shumë eksperiencë se Egnatia në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë. Kjo do të jetë finalja e pestë në histori për Kukësi që e ka fituar dy herë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët kanë bërë mjaft mirë këtë sezon duke eliminuar skuadra si AF Elbasani, Partizani e Tirana dhe objektivi i vetëm është fitimi i trofeut për herë të tretë në histori.

Finalja e Kupës së Shqipërisë Kukësi-Egnatia, do të luhet të martën më datë 14 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Biletat mund të blihen në biletaritë fizike te stadiumet “Air Albania”, “Selman Stërmasi” dhe “Egnatia Arena” ose në biletarinë online (BLI KËTU BILETAT)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu