Atletika shkodrane vazhdon të shkëqejë në të gjitha kategoritë e konkurimit duke fituar tituj dhe trofe si sindividë dhe si ekip në aktivitet kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare, siç ishin medaljet e arta të fituara në Mitingun Ndërkombëtar zhvilluar në Bar të Malit të Zi.
Por, këtë radhë, suksesi ka ardhur në Kampionatin Kombëtar tëi Atletikes për moshat U16 zhvilluar pasditen e së hënës në stadiumin “Elbasan Arena”.
Bazuar në punën e mirë të stafit teknik, kryetrajnerit Albert Marashi dhe kolegëve të tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir jahaj, dy ekipet e Vllaznisë, për femra dhe meshkuj u shpallën kampion kombëtar duke meriar kupat përkatëse.
Rezultatet më të mira nga sportistët shkodranë i arritën: Jozef Kuqani në garën Kërcim së gjati për djem i renditur në vend të parë, Arijon Alibali në Kërcim së larti 300 m djem për djem duke marrë dy vende të para, stafetë 4x400m Djem me atletët Elsar Balaj, Jozef Kuqani, Elmas Rakiq, Enis Nikshiqi renditur në vendin e parë, Kërcim së gjati për vajza Roah Bashli në vend të parë.
Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të Atletikes për moshat U16:
Kercim se gjati ( Djem)
Jozef Kuqani – vendi 1-re
Sulejman Taka – vendi 3-te
Kercim se larti ( Djem)
Arijon Alibali – vendi 1-re
Andrea Nenshati -vendi 2-te
Asri Pallosha – vendi 3-te
300m ( Djem)
Arijon Alibali – vendi 1-re
100m/pengesa (Djem)
Ermal Qosja -vendi 2-te
Elmas Rakiq – vendi 3-te
100m (Djem)
Jozef Kuqani – 2-te
800m (Djem)
Elsar Balaj- 2-te
4x400m ( Djem)
Elsar Balaj, Jozef Kuqani, Elmas Rakiq, Enis Nikshiqi-1-re
Kercim se gjati (Vajza)
Roah Bashli – vendi 1-re
Elois Heta – vendi 2-te
Amela Trumçi – vendi 3-te
Kercim se larti ( Vajza)
Elois Heta- vendi 2-te
Reinila Hamiti- Vendi 3-te
100m (Vajza)
Roah Bashli – vendi 2-te
Gjyle ( Vajza)
Uenda Nikaj- vendi 2-te
Disk ( Vajza)
Uenda Nikaj- 3-te
4x100m ( Vajza)
Eliza Bushgjokaj, Elois Heta, Amela Trumçi, Roah Bashli – vendi 3-te
4x400m (Vajza)
Eliza Bushgjokaj, Elois Heta, Amela Trumçi, Roah Bashli- vendi 2-te