Sunday, May 19, 2024

Atletikë-Vllaznia, kampione e dyfishtë, për femra dhe meshkuj në Kampionatin Kombëtar U16

Lexo

Atletika shkodrane vazhdon të shkëqejë në të gjitha kategoritë e konkurimit duke fituar tituj dhe trofe si sindividë dhe si ekip në aktivitet kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare, siç ishin medaljet e arta të fituara në Mitingun Ndërkombëtar zhvilluar në Bar të Malit të Zi.

Por, këtë radhë, suksesi ka ardhur në Kampionatin Kombëtar tëi Atletikes për moshat U16 zhvilluar pasditen e së hënës në stadiumin “Elbasan Arena”.

Bazuar në punën e mirë të stafit teknik, kryetrajnerit Albert Marashi dhe kolegëve të tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir jahaj, dy ekipet e Vllaznisë, për femra dhe meshkuj u shpallën kampion kombëtar duke meriar kupat përkatëse.

Rezultatet më të mira nga sportistët shkodranë i arritën: Jozef Kuqani në garën Kërcim së gjati për djem i renditur në vend të parë, Arijon Alibali në Kërcim së larti 300 m djem për djem duke marrë dy vende të para, stafetë 4x400m Djem me atletët Elsar Balaj, Jozef Kuqani, Elmas Rakiq, Enis Nikshiqi renditur në vendin e parë, Kërcim së gjati për vajza Roah Bashli  në vend të parë.

Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar të Atletikes për moshat U16:

Kercim se gjati ( Djem)

Jozef Kuqani – vendi 1-re

Sulejman Taka – vendi 3-te

Kercim se larti ( Djem)

Arijon Alibali – vendi 1-re

Andrea Nenshati -vendi 2-te

Asri Pallosha – vendi 3-te

300m ( Djem)

Arijon Alibali – vendi 1-re

100m/pengesa (Djem)

Ermal Qosja -vendi 2-te

Elmas Rakiq – vendi 3-te

100m (Djem)

Jozef Kuqani – 2-te

800m (Djem)

Elsar Balaj- 2-te

4x400m ( Djem)

Elsar Balaj, Jozef Kuqani, Elmas Rakiq, Enis Nikshiqi-1-re

Kercim se gjati (Vajza)

Roah Bashli – vendi 1-re

Elois Heta – vendi 2-te

Amela Trumçi – vendi 3-te

Kercim se larti ( Vajza)

Elois Heta- vendi 2-te

Reinila Hamiti- Vendi 3-te

100m (Vajza)

Roah Bashli – vendi 2-te

Gjyle ( Vajza)

Uenda Nikaj- vendi 2-te

Disk ( Vajza)

Uenda Nikaj- 3-te

4x100m ( Vajza)

Eliza Bushgjokaj, Elois Heta, Amela Trumçi, Roah Bashli – vendi 3-te

4x400m (Vajza)

Eliza Bushgjokaj, Elois Heta, Amela Trumçi, Roah Bashli- vendi 2-te

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img