Friday, November 22, 2024

Takaj: Gjithë ky vit i mundimshëm, kurorëzohet në ‘Air Albania’.

Lexo

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, foli për mediat, pas shortit të “Final Four”, që i vendosi përballë Partizanit në gjysmëfinale. Takaj deklaroi se ekipi synon titullin, pas një sezoni shumë të lodhshëm. Gjithashtu, ai zbuloi se kanë mbetur edhe tre vite nga dënimi i UEFA-s.

“Ky ishte një vit i bukur. Bëmë një skuadër me djem të rinj dhe të talentuar. Është diçka e madhe për ne dhe qytetin kjo arritje. Të gjithë investojnë në mënyrat e veta.

Kampionati është një gjë e madhe për ne dhe qytetin e Korçës e do të jemi për ta synuar atë. Bëhet një luftë e madhe. Kemi edhe 3 vite nga dënimi. Këto janë ndeshje finale nuk kanë të bëjë motivimi për këto ndeshje s’do ndonjë gjë të madhe se dihet. Gjithë ky vit i mundimshëm, kurorëzohet në “Air Albania”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img