Kuqeblutë e Vllaznisë ndoshta janë më të prekurit e kampionatit shqiptar të futbollit nga virusi Covid-19. Nga rasti i parë i konstatuar me mbrojtësin Gurishta dhe në vazhdim numri i të prekurve me virus ka shkuar në 11-të. Kjo shifer është vetem për futbollistët pa përfshirë edhe tre pjesëtarë të stafit. VeriuSport kontaktoi me mjekun sportiv të Klubit të Futbollit Vllaznia, Zyhdi Çoba, i cili na vuri në dispozicion edhe listen reale të të prekurve me virusin Covid-19 që në testet përkatëse kanë dalë pozitiv, ato që pas karantinimit janë shëruar duke dalë negative, si dhe të pjeses tjetër për të cilët pritet dalja e përgjigjes së analizave të bëra për Covid.
11 lojtarë të prekur me test pozitiv
Gurishta, Adili, Imami, Isajevski, Marku, Bardulla, 128oba, U. Hoxha, Da Silva, Dunga, Mandiangu.
Pozitiv edhe 3 pjesëtar të stafit
Plori, Shoshi, Nikshiqi
Të shëruar me test negativ
Gurishta, Imami, U. Hoxha, M. Çoba, H. Marku
Pritet përgjigja e testit
Adili, Bardulla, Da Silva, Isajevski
Nuk kanë bërë test
Dunga, Mandiangu
Në vijim të informacionet marrë nga doktor Çoba mësojmë se stafi mjekësor I Vllaznisë në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Parësor Shkodër po vijojnë testet edhe për pjesëtarë të tjerë të Klubit të Futbollit Vllaznia, ku përpos ekipit të parë, ditët e fundit puna është përqëndruar edhe tek ekipet e futbollit të femrave, ato të kategorisë U-21 si dhe në ekipet e moshave. Sipas doktor Çobës, edhe pse shifrat e të prekurve nga virusi nuk janë të vogla situata është nën kontrollë dume marrë masat e duhura për mospërhapjen në individë të tjerë të ekipeve kuqeblu. Ndërkohë, duke folur konkretisht për ekipin e parë të Superliges, aktiviteti i të cilit pas bojkotit dy mujor pritet të fillojë mesjaven e ardhshme, mjeku sportiv Çoba bën të ditur se Vllaznia është gati për të dalë në fushën e lojës.