Ofrojnë emocionet e sfidës Andorra-Shqipëri e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Sfida në fjalë starton pas pak minutash, saktësisht në orën 20.45, ndërkohë që trajnerët përkatës, Edi Reja i kombëtares së Shqipërisë dhe Koldo Alvarez i kombëtares së Andorës kanë fiksuar emrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Nga sa shikohet në prokokollet zyrtare të dorëzuara pranë gjyqtarëve të takimit, të paktën në kampin kuqeblu nuk ka surpriza nga ajo çfarë tekniku Edi Reja deklaroi në konferencën e shtypit të pragndeshjes.
Andorra: Gomes, Rubio, Jovera, Vales, San Nikolas, Martinez, Rebes, Vieira, Cervos, Alaes, Fernandes.
Trajner: Koldo Alvarez
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj, Lenjani, Gjasula, Bare, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edoardo Reja