Jo vetëm gjysmëfinalja Egnatia-Vllaznia,ditën e sotme do të luhet një tjetër ndeshje e një rëndësie të madhe. Laçi do të pres në shtëpi skuadrën e Flamurtarit, sfidë që do të startojë në orën 16:00.
Kurbinasit do të kërkojnë fitoren për të qëndruar mes më të mirëve në Superiore,ndërsa nga krahu tjetër vlonjatët synojnë rikthimin në elitë. Skuadra e Armando Cungut shihet dukshëm më favorite,pasi luajnë edhe në shtëpinë e tyre,por futbolli gjithmonë tregon se fusha e lojës është ajo që vendos fatet e një përballjeje.
Kuqezinjtë janë vetëm 90-minuta larg rikthimin në Superiore,teksa mungojnë në elitë pre 4 vitesh. Të gjithë në Vlorë janë entuziastë se këtë sezon do të mund të luajnë mes më të mirërëve dhe ndaj bardhezinjve do të jenë “all-in” për triumfin.
Fatos LAMAJ