Saturday, July 27, 2024

“Final 4”-Erdhi momenti i shumëpritur, Vllaznia dhe Egnatia, vendosin se kush shkon në finale përballë Partizanit. Sot Ora 20:00, në “Air Albania”

Lexo

Të gjithë sy e veshë do të jemi nga “Air Albania”. Në orën 20:00 do të luhet gjysëmfinalja e dytë e “Final-Four”, ku do të mësohet më pas edhe ekipi që do të kualifikohet në finalen e madhe.

Egnatia dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në një stadium ku pritet të ketë shumë tifozë. Një duel spektakolar dhe mjaft i luftuar do të jetë mes rrogozhinasve dhe shkodranëve.

Skuadra e Edlir Tetovës është e favorizuar nga barazimi,ndërsa kuqebluve iu bën punë vetëm fitorja. Kujtojmë se Partizani është skuadra e parë e kualifikuar në finalen e “Final-Four”,me demat që presin me padurim të mësojnë kundërshtarin e tyre për finalen e 26 majit.

Edlir Tetova nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadrën,teksa do ti besojë ekipit fitues. Albano Aleksi rikthehet të marrë vendin e tij në mesin e fushës,duke qenë një armë plus për rrogozhinasit.

Ndërkohë nga krahu tjetër Tomas Brdariç ka përgatitur gjithçka në detaje,ndërsa ka vetëm një dilemë në sulm. Ka një balotazh mes Grudës dhe Çobës për vendin e titullarit.

Formacionet e mundshme:

Egnatia:Sherri,Dylis,Malota,Xhemajli,Fangaj,Zejnullai,Aleksi,Fernando,Ndreca,Ibrahimoglu,Montenegro Trajner:Edlir Tetova

Vllaznia:Qarri,Smajli,Stojanovic,Juric,Hakaj,Alivoda,Krymi,Boshnjaku,Çoba(Gruda),Mala,Balaj. Trajner:Tomas Brdariç

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img